Anxhela Peristeri në 5 vokalet më të mira në “Eurovision”, organizatorët hapin një votim

schedule20:44 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 20:44 - 28 Dhjetor, 2021

Anxhela Peristeri na përfaqësoi këtë vit në Eurovision me këngën “Karma”, duke u renditur në vendin e 21-të. Këngëtarja dhuroi një performancë të paharrueshme, të kuruar në çdo detaj nga regjisorja dhe koreografia suedeze Sasha Zhan Baptist.

Nga zëri te imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e spektatorëve. Së fundmi, këngëtarja është vlerësuar nga faqja zyrtare e Eurovision si një nga pesë vokalet më të mira. Krahas saj janë dhe artistët që përfaqësuan Maltën, Izraelin, Portugalinë dhe Zvicrën, përfaqësuar nga shqiptari Gjon’s Tears.

Faqja ka hapur një votim për të përzgjedhur më të mirin prej tyre. Për të votuar për Anxhelën, mund të komentoni në postim brenda 24 orëve. Ndërkohë, këto netë pritet të zgjidhet dhe emri i radhës që do të na përfaqësojë në Eurovision.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eurovision Song Contest (@eurovision)

Mes konkurrentëve, ndër emrat më të përfolur se mund të fitojnë është Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj.

/abcnews.al