Pas suksesit të sezonit të kaluar emisioni “Style Star Show” ka hapur audicionet për sezonin e dytë. Audicionet në Shqipëri do të mbahen më datë 21 dhjetor ndërsa në Kosovë më 8 Janar.
I vetmi spektakël i modës në televizionet shqiptare, Style Star Show arriti që në një kohë rekord të marrë pëlqyeshmërinë e shikuesve duke sjellë risi në ekranet e ABC dhe T7.
Spektakli tashmë ka publikuar promon për sezonin e ri dhe në pak sekonda vërejmë se na pret një sezon i mbushur me befasi, stil e edhe zënka e debate mes konkurrenteve e jurisë.
Ky program vjen nën autorësinë dhe prezantimin e Kiara Titos, e cila ia shton edhe më shumë madhështinë këtij show. APLIKONI KËTU
/abcnews.al