Pak muaj pasi i dha fund beqarisë, është mësuar se Edita Sopjani është në pritje të ëmbël. Këngëtarja e famshme kurorëzoi dashurinë në martesë verën që lamë pas. Lajmin për shtatzëninë e ka bërë me dije Prive duke cituar burime pranë saj.
“Edita është në fillimet e shtatzënisë dhe ky lajm i ka gëzuar të dy. Megjithatë, momentalisht kanë zgjedhur që ta mbajnë lajmin në privatësi”, tha burimi. Pas martesës, ajo u zhvendos në Gjermani pranë bashkëshortit duke lënë pas karrierën në ekran.
Krahas muzikës, Editën e kemi parë prej vitesh si moderatore.
/abcnews.al