Hapi valixhet pas udhëtimit, dhuratat prej 3000 dollarë ishin shkëmbyer me ushqim për qen

schedule14:56 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 14:56 - 28 Dhjetor, 2021

Duke u kthyer në shtëpi nga një udhëtim i fundit në Europë, një grua nga New Hampshire tha se nuk mund t’u besonte syve kur zbuloi se të gjitha dhuratat e shtrenjta që kishte blerë ishin zëvendësuar nga një shumëllojshmëri mbeturinash, duke përfshirë ushqimin e qenve.

Ndërsa ishte në Itali dhe Francë këtë sezon festash, Gina Sheldon bëri të gjitha pazaret e saj për Krishtlindje, duke ngarkuar valixhet me dhurata luksoze me vlerë më shumë se 3000 dollarë për të dashurit e saj.

Në vend të dhuratave kishte ushqim për qen, një bluzë e pistë dhe shkumë rroje.

“I bleva këto kuleta lëkure shumë të lezetshme për t’ua dhënë familjeve dhe miqve të ndryshëm”, tha ajo për disa nga dhuratat e shtrenjta që bleu gjatë 11 ditëve të saj në Itali dhe ndalesën e ndërmjetme në Paris. “Ishte një xhaketë lëkure që bleva për vajzën time 16-vjeçare”.

Por ajo u tmerrua kur hapi kutinë e dhuratave dhe zbuloi se bujaria e saj e Krishtlindjeve “u zëvendësua nga ushqimi i qenve, një bluzë e vjetër dhe një shishe me shkumë rroje”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!