Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni i Parlamentit të Serbisë miraton njërën nga marrëveshjet që u nënshkrua në Tiranë

schedule11:05 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 11:05 - 28 Dhjetor, 2021

Komisioni për Financa i Parlamentit të Serbisë ka miratuar marrëveshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë për njohjen reciproke të çertifikatave të operatorit ekonomik të autorizuar për siguri që u nënshkrua në Tiranë javën e kaluar.

Marrëveshja reciproke “AEO S” pas miratimit në Komision do të shkojë në Kuvendin e Serbisë ku pritet të votohet.

Sipas kësaj marrëveshje dy institucionet doganore të Shqipërisë dhe Serbisë i njohin subjektet ekonomike të njëra-tjetrës si të besueshme dhe partnerë të sigurtë.

Aktualisht në Serbi janë 37 subjekte ekonomike në statusin “AEO S”, dhe marrëveshja me Shqipërinë u mundëson atyre të përdorin privilegjet e fituara nga besimi i doganave me autoritetet doganore të Shqipërisë.

Në sajë të reciprocitetit, subjektet ekonomike nga Shqipëria do të mund të shfrytëzojnë përfitimet në atë status në procedurën para autoriteteve doganore serbe./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!