Rastet me Omicron në Mitrovicë, drejtoresha e Spitalit flet për gjendjen e të infektuarve

schedule23:04 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 23:04 - 27 Dhjetor, 2021

Të dielën në Kosovë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të koronavirusit. Katër nga këta të infektuar janë nga Mitrovica.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se të gjithë ata persona po trajtohen në shtëpi. Sipas Zhubit gjendja e tyre është stabël.

Ndërkohë për qytetarët e Mitrovicës masat janë duke e zbatuar jo në nivelin e duhur për sa kohë në vend qarkullon Omicron.

“Ky variant paraqet rrezikshëmri pavarësisht se në Kosovë tek tash ka filluar, por ne duhet t’u përmbahemi rregullave. Ajo që është më me rëndësi është të vaksinohen”, shprehet qytetari Zahir Musa. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!