Një fëmijë 3-vjeç ndërroi jetë nga aksidenti që ndodhi në aksin Milot -Rubik në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme.
Drejtuesi i makinës që shpërtheu në flakë është transportuar në Tiranë në gjendje të rëndë.
Gazetari i “ABC”-së Gjergj Figuri sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Dy nga makinat e përfshira në aksident janë bërë copë, ndërsa tjera vijon që të digjet duke u shkrumbuar.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë që kanë sjellë aksidentin.
Trafiku është bllokuar për shumë minuta në Rrugën e Kombit nga aksidenti, por më pas situata është normalizuar./ Abcnews.al