Kjo është shtëpia e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela që ra sot pre e vjedhjes.
Hajdutët persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës në Tiranë, pranë Pazarit të Ri, ku kanë arritur që të marrin një laptop, një medalje dhe orën e burrit të saj. Denoncimi për vjedhjen është bërë nga vëllai i saj, i cili kujdesej për shtëpinë. Midis sendeve me vlerë të vjedhura që autorët kanë përvetësuar, është edhe një dekoratë e dhënë për këngëtaren nga Presidenti i Republikës.
Pavarësisht se Vaçe Zela e quajtur Mbretëresha e këngës shqiptare, ka me dhjetëra çmime të fituara dhe është ikona e muzikës së lehtë për disa dekada, hajdutët nuk kanë kursye as shtëpinë e saj. Vëllai i artistes thotë se janë vjedhur përpos dekoratës, edhe kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara. Zela është ndarë nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj. be.k/abcnews.al