Ekspozita “Përjetësia femërore” me gjuhën e artit pamor

schedule17:52 - 5 Shkurt, 2019

schedule 17:52 - 5 Shkurt, 2019

36 emra të njohur të historisë së artit pamor sjellin “Përjetësinë femërore” në pikturë dhe skulpturë.  Ekspozita dedikim gruas shqiptare ndër vite është çelur në rezidencën e ambasadorit Italian në Tiranë.

Imazhi femëror  mbetet ndër subjektet më frymëzuese në çdo periudhë të artit pamor lëvruar prej artistëve të dy gjinive. Trajtimi i saj me gjuhën e pikturës në teknika të ndryshme ndër vite vjen në ekspozitën “Përjetësia femërore “kuruar nga  Artan Shbani. 36 emra të njohur, mjeshtra të pikturës  na pasqyrojnë figurën femërore në bukurinë, forcën, inteligjencën, dramacitetin realizuar në portrete, nudo e kompozime.

Ky prezantim vjen i ndarë në tri periudha në vitet 1920, ku kuratori ka preferuar ta nisë me një portret të lirikut të shquar Lasgush Poradeci.

Intensitetin më të lartë e mbart salla e dytë ku vjen figura femërore në periudhën e realizmit socialist.

Dhe liria krijuese pas viteve ‘90 , ku shpalosen nudo dhe konceptime originale të artistëve të rinj , por të  konfirmuar.

Figura femërore vjen e plotë në këtë ekspozitë, me gjithë dimensionin e saj e shtrirë në historinë shqiptare  shpjegon kuratori Artan Shabani.

Kuratori e ka nisur ekspozitën në mënyrë atipike, me një portret të Lasgush Poradecit realizuar në vitin 1923.

Suzana Varvarica prezantohet me një krijim të vitit 1989, e cila asokoho u ndalua.

Edhe Lek Tasi gjatë krijmtarisë së tij ka prekur elementin femëror, gjithnjë duke patur një thellësi mendimi, në këtë rast sjell rivalitetin në art gati në kufijtë e tragjikes.

Çdo pikturë mbart në vetvete edhe një histori e tillë është punë e mjeshtrit guri madhi krijim i vitit 1966.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 3 muaj në rezidencën e ambasadorit Italian. Vizitorët duhet të pronotojnë online në faqen e ambasadës italiane, për të parë nga afër këtë koleksion pikturash. /abcnews.al