Një aksident i rënde ka ndodhur në Berat. Burime nga policia bëjnë me dije se në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë është dëmtuar shoferi, i cili ndodhet në spitalin e Beratit ku po merr ndihmë mjekësore. Sakaq, kanë nisur hettimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.
Njoftimi i plotë:
Berat/Informacion paraprak
Sot, në aksin Rrugor, Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan shtetasi S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
g.v/abcnews.al