Plumbat lanë një tjetër viktimë ditën e sotme. Këtë herë u qëllua për vdekje 35-vjeçari Albi Bashaliu. Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj, Peqin. Duke se kjo vrasje i ka “rrënjët” e thella, në të kaluarën e viktimës dhe të vëllait të tij Leonard Bashaliu.
Atentati i dështuar në vitin 2017
Viktima e sotme rezulton të jetë i arrestuar në vitin 2017, pasi akuzohej se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave. Albi Bashaliu, në atë kohë qëlloi me automatik në drejtim të V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Këta dy persona i “falën” plumbat dhe nuk kanë pasur lëndime nga të shtënat me armë. Ndërkohë, policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe një automjeti tip ‘Volksëagen’ me targa AA 226 ES në pronësi të shtetasit Albi Bashaliut.
Lexo edhe: EMRI/ Vëllai vrau Ylber Xhahysën në qershor, kush është i riu që u ekzekutua sot në Peqin
Vrasja në qershor
Viktima e sotme është vëllai i Leonard Bashaliu. Ky i fundit qershorin e kaluar qëlloi për vdekje 45-vjeçarin Ylber Xhahysa. Autori dhe viktima ishin të njohur dhe kishin raporte miqësore me njëri-tjetrin. 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj. Raportohet se mes tyre ndodhi një konflikt për motive të dobëta. Për pasojë Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe ndonëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte. Për këtë ngjarje autori Leonard Bashaliu ndodhet në burg dhe po vuan dënimin.
Ndërkohë policia për vrasjen e Albi Bashaliut po heton në disa pista, ndërsa nuk përjashtohet edhe ajo e hakmarrjes për shkak të të kaluarës së tij dhe të vëllait. /abcnews.al/