Një biznes me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Nga pamjet e siguruara nga ABC në vendin e ngjarjes, duket se flakët kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi në zonë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e tyre. m.v/Abcnews.al