Vriten e digjen mbi 30 persona në Mianmar

schedule12:08 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 12:08 - 25 Dhjetor, 2021

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mianmar, ku të paktën 30 persona janë vrarë dhe trupat e tyre janë djegur.

Në mediat e huaja një anëtar i të drejtave të njeriut është shprehur se ngjatja ka ndodhur në rajonin e Kayah në Mianmar. Sipas grupit për të drejtat e njeriut, anëtari Kerenni ka thënë se mes trupave të shkrumbuar kishte të moshuar, gra e fëmijë, të vrarë nga ushtria në pushtet, afër fshatit Mo Sot qytezës Hpruso.

“Ne e dënojmë fuqishëm vrasjen çnjerëzore e brutale, që i shkel të drejtat e njeriut”, thuhet në një postim të tij grupi në Facebook.

Ndërkohë ushtria në Mianmar ka pohuar se ka vrarë një numër të pasaktësuar të “terroristëve me armë” nga forcat e armatosura qeveritare në këtë fshat.

Ndërkohë fotografitë e shpërndara nga grupi për të drejtat e njeriut dhe mediet lokale shfaqën mbetje të djegura të trupave në disa automjete.

Forca Kombëtare Mbrojtëse e Karenni-t, një nga grupet më të mëdha militante civile që po lufton kundër qeverisë ushtarake, tha se të vdekurit nuk ishin pjesëtarë të saj, por civilë që kërkonin strehim nga konflikti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!