Kërcënuan për të marrë paratë, në pranga 2 persona

schedule10:06 - 5 Shkurt, 2019

schedule 10:06 - 5 Shkurt, 2019

Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se me anë të kanosjes dhe kërcënimit i kanë marrë një shumë monetare një gruaje. Kapja e E.I., 35 vjeç dhe G.Gj., 37 vjeçe u bë pas hetimeve të policisë sëbashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në momentin e arrestimit në flagrancë atyre u janë sekuestruar sasi lekësh. Kjo shumë parash është dhënë si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme. Dy të arrestuarit dyshohen se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!