Nga shenjat e gishtave tek të dhënat bankare, paralajmërimi i specialistit të IT: Skandali sa vjen e bëhet më i madh

schedule19:36 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 19:36 - 24 Dhjetor, 2021

Ka marrë përmasa të mëdha skandali i rrjedhjes së të dhënave. Pas publikimit të pagesave për mijëra nënpunës, së fundmi është publikuar edhe të dhënat e makinave dhe targat për qytetarë të ndryshëm.

Inxhinieri i IT, Gentian Progni, ka ngritur alarmin se skandali me rrjedhjen e të dhënave sa vjen dhe bëhet më i madh. Sipas Prognit, informacioni për targat mund të ketë dalë nga 3 servera:

1-DPSHTRR
2-AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare)
3-AKSHI

Progni më tej shton se në këto institucione mund të jenë marrë edhe patentat, shenjat e gishtërinjve, të dhënat bankare apo fondet e investimeve.

Postimi i plotë i Prognit:

Skandali sa vjen dhe behet me i madh …
informacionin per targat e kemi ne 3 – servera .
1-DPSHTRR
2-AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare)
3-AKSHI
Marrim rastin e pare (DPSHTRR) – nese jane marre ketu , atehere jane marre , patentat dhe shenjat e gishterinjve qe ne kemi lene ne keto institucione .
Marrim rastin e dyte (AMF) – nese jane marre ketu , atehere jane marre , te dhenat bankare , info per fondet e pensioneve dhe fondet e investimit .
Marrim rastin e trete (AKSHI) – nese jane marre nga ketu , KAQ !

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!