Gjoka: Pjetër Budi është martiri i fjalës, besimit, gjuhës dhe letërsisë shqipe

schedule18:36 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 18:36 - 24 Dhjetor, 2021

Krishtlindjet nuk mund të kuptohen pa kujtimin e  poetit te parë shqiptar Pjetër Budi. Studiuesi Behar Gjoka sjell ndërmend vitin e largët 1622 kur prifti katolik vritet dhe trupi i tij hidhet në lumin Drin.

Budi është poeti i parë shqiptar, dhe në vitin 1618 botoi rreth 3000 vargje shqip, në poezinë e tij përdori vargun tetërrokësh sipas modelit popullor. Gjoka e vë theksin edhe tek këmbëngulja e tij që  ceremonitë fetare të zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Pengesë serioze për zhvillimin dhe përparimin e vendit dhe të kulturës kombëtare, përveç pushtuesit osman, Budi, shikonte edhe klerikët e huaj, që shërbenin në famullitë shqiptare.

Prandaj më 1622 organizoi një mbledhje të të gjithë klerikëve shqiptarë të zonës së Shkodrës, Zadrimës, e Lezhës dhe i bëri të betoheshin e të nënshkruanin një vendim se nuk do të pranonin kurrë klerikë të huaj

Gjatë 29 vjetëve që shërbeu në vise të ndryshme, i veshur me petkun e klerikut, Pjetër Budi u shqua edhe për një veprimtari të dendur atdhetare. Ai gjithë jetën dhe energjitë e tij ia kushtoi çlirimit të vendit. Hartoi plane për dëbimin e pushtuesit dhe u përpoq të siguronte edhe ndihma nga Vatikani e nga vende të tjera.

Më 1618 të botonte në Romë veprën e parë.

“Doktrina e krishterë dhe më 1621 dy veprat e tjera “Rituali roman” dhe “Pasqyra e të rrëfyemit”.

Këto vepra janë kryesisht përkthime ose përshtatje por shpeshherë aq të zgjeruara dhe të shtjelluara me ndërvënie të teksteve të tij saqë në aspektin tekstor dalin si vepra të reja. Si shkrimtar origjinal Budi shquhet për rreth 100 faqe prozë origjinale dhe 3200 vargje poezish të botuara kryesisht tek Doktrina e Krishtenë më 1618. /abcnews.al/