Ofertë befasuese nga kombëtarja afrikane, Mourinho refuzon

schedule14:51 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 14:51 - 24 Dhjetor, 2021

Jose Mourinho ka marrë një ofertë surprizuese nga kombëtarja e Nigerisë. Vetë presidenti i federatës së këtij vendi, Amaju Pinnick, e ka konfirmuar diçka të tillë.

“Kemi folur me tre trajnerë të mëdhenj, mes të cilëve edhe Mladen Krstajic, që ka fituar në Izrael. Po bëjmë çfarë është e mundur dhe mund të them që kemi folur edhe me Mourinhon.

Ka biseduar edhe Ministri i Sporteve dhe nuk ka asgjë të keqe për ne”, është shprehur Amaju Pinnick për “This Nigeria”.

Gjithsesi në Itali raportojnë se Mourinho ka refuzuar të pasojë Gernot Rohr. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!