Publikimi i pagave, ç’do ndodhte në Gjermani? Flet trajneri i Vllaznisë

schedule11:04 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 11:04 - 24 Dhjetor, 2021

Skandali i publikimit të pagave dhe të dhënave të tjera personale në vendin tonë ka prekur edhe futbollin. Vllaznia është një nga klubet me kontrata te rregullta, me paga të plota të deklaruara.

Në lidhje me këtë që ka ndodhur në vendin tonë është pyetur edhe trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

“Profesor, ju ka dalë paga dhe me shumë mundësi tani edhe numri i telefonit. Çfarë do kishte ndodhur nëse diçka e tillë ndodhte në Gjermani?”, i drejtohet gazetari trajnerit dhe përgjigja ishte e menjëhershme.

“Do shkoje në gjyq. Nuk është gjë e mirë. Personi përgjegjës do të përballej me gjykatën. Nuk na pëlqen që është publikuar, por tani duhet të vazhdojmë përpara”, tha Brdaric. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!