Për 30 minuta banorët e Rrogozhinës, Kavajës, Peqinit dhe Lushnjës protestuan kundër qeverisë mbasditen e kësaj të hëne. Ata mbajtën të bllokuar të dyja korsitë e autostradës Rrogozhinë- Tiranë, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe plotësimin e 8 pikave me karakter ekonomik.
Gjatë zhvillimit të kësaj proteste, kryeministri Rama, i cili po kthehej nga një takim me strukturat e PS në Lushnjë, është detyruar të devijojë rrugën. Deputetja e PD, Oriola Pampuri u shpreh, se Rama duhej të takohej me protestuesit dhe jo të ndërroj rrugën, pasi ai është shkaku i kësaj revolte. Protesta e opozitës nga rrethet do të kulmojë në Tiranë në dt. 16 shkurt. /abcnews.al