Gjatë periudhës korrik –shtator rritja ekonomike në vend është frenuar. Nga të dhënat zyrtare të INSTAT rezulton se niveli i rritjes ekonomike në këtë tremujor rezulton 6.99 % duke u ngadalësuar me 3 mujorin e dytë ku rritja ekonomike shënoi nivelin 17.89%.
Duket se sektori i turizmit nuk ka dhënë efektin e pritshëm në rritjen ekonomike gjatë tre mujorit të 3 të këtij viti.
Ndërkohë si 9 mujor ekonomia e vendit pësoi një rritje me 10.37% nga -5.87% që ishte gjatë vitit të pandemisë.
Kontributin kryesor e ka dhënë sektori i tregtisë transportit dhe shërbimi ushqimor./abcnews.al