Cardi B nuk është kursyer aspak për 30-vjetorin e bashkëshortit të saj, Offset. Reperja 29-vjeçare, e cila ka një pasuri për afërsisht 40 milionë dollarë, ka zbuluar përmes një postimi në Instagram i ka dhuruar babait të fëmijëve të saj një çek prej 2 milionë dollarësh.
“Gëzuar ditëlindjen për burrin dhe mikun tim më të mirë. Të dua shumë dhe jam shumë krenare për ty. Kemi kapërcyer shumë gjëra bashkë. E dua njeriun që po bëhesh dhe babanë që je. Faleminderit që keni qenë gjithmonë pranë meje, që jeni një besimtar dhe këshilltar i madh.
Jam shumë me fat që të kam ty partner. Ju keni kaq shumë projekte dhe biznese që po drejtoni e menaxhoni, por më keni ndihmuar aq shumë në këtë rrugëtim me dy fëmijët tonë”, tha reperja. Kujtojmë që dyshja përjetoi një krizë pak kohë më parë por u tërhoqën nga divorci për t’i dhënë një mundësi njëri-tjetrit.
/abcnews.al