Shefi i njohur i kuzhinës dhe pronari i shumë restoranteve në disa nga vendet e pasura të botës, Nusret Gokçe, është gjithmonë në qendër të mediave. Ai njihet si kuzhinieri më i famshëm në botë dhe për çmimet marramendëse në restorantet e tij.
Së fundmi, në një nga restorantet e tij ka qenë rep-artistja e njohur shqiptare, Loredana.
Ka qenë vetë Nusret që ka publikuar një foto në Instastory, duke marrë shumë ‘reply’.
Kujtojmë që Nusreti prej disa ditësh është komentuar për raportin me nënën e tij./abcnews.al