Shpërthen bombula e gazit në një ballkon të një apartamenti në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori të qytetit. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar ndërsa janë djegur disa pajisje në shtëpi.
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit në apartamentin në pronësi të familjes Aliaj. Në shtëpi kanë qenë vetëm bashkëshortët ndërsa kanë treguar se zjarri u shkaktua nga një shpërthim i sobës së gazit që ndodhej në ballkon. Soba ishte edhe me gaz dhe me energji. Mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë një qark i shkurtër në sobën elektrike./abcnews.al