Klubi anglez i sheikëve ka treguar interesim të lartë për ish-lojtarin e Milan-it, Lucas Paqueta.
Newcastle ka drejtuar një ofertë tunduese në drejtim të Lyon-it por edhe tek braziliani por që e cila është refuzuar nga ky i fundit. Paqueta ka refuzuar ofertën pa u menduar dy herë duke i thënë “Jo” të prerë klubit anglez.
Paqueta ka bërë të ditur se do të largohet nga klubi francez vetëm nëse në drejtim të tij vjen një ofertë nga një klub i madh. Edhe pse këtë sezon momentalisht Lyon është në vendin e 13-të, Paqueta ka bërë një formë të shkëlqyer duke shënuar 7 gola dhe 4 asiste./h.ll/abcnews.al