Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur 15 vite burg për shtetasi n Qirjako Nakuci, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka dhunuar fizikisht vajzën e tij të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit 2018 ku shtetasja me iniciale J.N, ka akuzuar se për një kohë të gjatë babai i saj ka ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe seksuale.
Ndërkohë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur Q.N , i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e parashikuar nga neni 106 dhe 100/1 i K.Penal.
“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 2923 datë 19.12.2019 ka vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe në bazë të nenit 100/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit Q.N për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, dhe në bazë të nenit 106 të K.Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, e dënon të pandehurin Q.N me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale Q.N, i cili kërkoi pafajësi, duke pretenduar se faktet për të cilat akuzohet janë sajim i viktimës dhe ish bashkëshortes por që gjykata la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftimin e gjykatës./abcnews.al