Berisha tha se Basha s’ka reaguar për “Open Balkan”, Xhafaj: Të dyja palët janë kundër pa arsye

schedule21:36 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 21:36 - 20 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha në protestën e thirrur sot prej tij për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, deklaroi për mediat se Lulzim Basha nuk ka reaguar për këtë çështje.

Megjithatë, në kampin tjetër politik duket se nuk ka një dyzim të kësaj çështje nga selia blu. I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj tha se të dyja palët janë kundër “Ballkanit të Hapur”, sipas tij, pa arsye.

“Më rezulton që të dyja palët kanë një qëndrim që është i logofikuar në atë që mendojnë se dinë. Ballkani i Hapur bashkohet në nismat themelore të BE. Duhet thënë që kjo nismë nuk ka ardhur…nuk ka as dekaka, por shekuj që diskutohet. Nuk ka një qëndrim t dyzuar, të dyja palët janë kundër pa asnjë argument Ballkanit të Hapur”,- dekaroi Xhafaj.

Lexo edhe: “Nuk mora pjesë në protestë”, Kadilli zbulon “tre shënjestrat” e Berishës sot

Më tej, deputeti socialist shtoi se protesta e sotme ishte iniciativë e dikujt për të bërë zhurmë që të ketë vëmendje.

“Protesta e sotme duket si një iniciativë e dikujt që duhet të bëjë zhurmë për të pasur vëmendje. Nuk kanë asnjë lidhje me publikun shqiptar. Ai nuk është i vetëm në këtë iniciativë. E gjithë protesta sot dhe oponenca që i bëhet Open Balkan është diçka që nuk ka specifikuar në asnjë moment nga akuzuesit”,-tha Xhafaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!