Ish-kryeministri Berisha gjendet tashmë para kryeministrisë me mbështetësit e tij për të protestuar kundër nismës “Open Balkans” dhe vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Berisha u nis nga shtëpia e tij pranë “Piramidës” në Tiranë, në drejtim të selisë së PD-së për të shkuar më pas para kryeministrisë.
Ajo që ra në sy sonte, ka të bëjë me numrin e badigardëve që rrethojnë ish-kryeministrin në rrugëtimin e tij drejt kryeministrisë. Numërohen 8 të rinj që rrethojnë Berishën, ndërsa në krye të tyre qendron ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani. Ky i fundit ka edhe një kompani të sigurisë fizike.
Berisha paralajmëroi më herët protestën e ditës së sotme duke e konsideruar nismën “Open Balkans” si një plan të Sorosit për të ndarë shqiptarë dhe për t’i hapur rrugën serbve për në Adriatik. Krahas kësaj, përmes këtyre lëvizjeve, Berisha kërkon t’i tregojë Bashës mbështetjen që ka mes demokratëve. /abcnews.al