Tottenham përfundon jashtë Conference League. UEFA ka vendosur dhe ka dalë me komunikatë.
Londinezët kishin shanse për vendin e dytë, por dueli me Rennes u shty për shkak të rasteve me Covid-19 te skuadra e Antonio Contes.
Pasi nuk u gjet një datë e lirë që ndeshja të luhej, Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës në UEFA ia dërgoi çështjen Organit të Apelit.
Ky i fundit vendosi që Tottenham të humbte në tavolinë kundër Rennes dhe vendin e dytë e mori Vitesse, që do të jetë pjesë e play-off në Conference League. / abcnews.al