Një 26 vjeçar në Zelandën e Re ka humbur jetën pas vaksinimit me Pfizer. Sipas autoriteteve, ai ka pësuar miokardi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruan Reuters. Ky është viktima e dytë, i cili ka humbur jetën për shkak të një efekti anësor të vaksinës.
Një grua humbi jetën në gusht pas vaksinimit me Pfizer. Sipas të dhënave, 26 vjeçari kishte marrë vetëm dozën e parë. I riu, i cili vdiq brenda dy javësh nga marrja e dozës së parë, nuk mori trajtim për efektet anësore pas vaksinimit.
/abcnews.al