Shmangen radhët në Morinë, zbatohet marrëveshja mes dy qeverive

schedule13:15 - 2 Shkurt, 2019

schedule 13:15 - 2 Shkurt, 2019

Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kosovës dhe anasjelltas nuk do përballen më me radhë të gjata në Morinë. Në kufi ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverive dhe qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli në doganë.

Në  Morinë ka nisur zyrtarisht zbatimi i marrëveshjes për kalimin e qytetarëve vetëm me një kontroll.

Qytetarët që udhetojnë drejt Kosovës kontrollohen vetëm nga pala kosovare ndërsa ata që udhtojnë drejt Shqipërisë kontrollohen nga policia kufitare e Morinit. Procedurat nuk zgjasin duke  shmangur radhët e qëndrimet e panevojshme në kufi.

Kalimi vetëm me një kontroll i kufirit Shqipëri -Kosovë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy qeverive.

Më parë kjo procedurë kryhej gjatë sezonit turistik periudhë që përkon me kulmin e lëvizjeve në dy anët e kufirit ndërsa implementimi i saj tashmë do jetë i shtrirë përgjatë gjithë kohës./ Bujar Muçmata