“Shpresa ka vdekur tek ne”. Vitet e fundit jetesa për banorët e fshatit Vllahati është vështirësuar më shumë. Ata thonë se ja dalin të mbijetojnë me shumë vështirësi. Mungesa e ujit ka detyruar banorët që të mos i mbjellin tokat.
Merren vetëm me blegtori dhe këtë sezon vjelin ullinj. “Merremi me bujqësi me ullinj nuk ka ujë e nuk mbjellin. E vetmja gjë sa herë vijnë deputet ju kërkojmë ujë dhe na thonë do e rregullojnë dhe hiç asgjë” tha një nga banorët.
Thatësira ka ndikuar dhe në reduktimin e sasisë e cilësisë së ullirit. Nuk kanë ku të shesin dhe prodhimet i konsumojnë vetë. “Kam që në 2000-shin që merrem me ullinj. Paguajmë detyrimin e tokës, ujin dhe s’del gjë”.
“Nuk kemi mundësi, jeta është e vështirë, 70 vjeç punojmë t’i bëjnë ballë jetës. Në 400 rrënjë ullinj marr prodhim minimal që nuk e tregtoj. Pas 2015-ës nuk ka më treg”. “Do t’i krip 8-9 muaj bëjnë e më pas do i hedh në rrugë se nuk bëjnë” thanë disa prej banorëve.
Një çift bashkëshortësh në moshë të thyer detyrohet të punojnë pasi pensionet minimale nuk ju dalin. “Kanë shpenzime sa një pension të tjerat i bëjmë ilaçe se nuk bëjnë efekt me rimburisim. Pushteti ka shumë halle”. “Kemi këtë bahçen tonë dhe mbjellim. I kripim dhe të tjerat i bëjmë vaj për fëmijët” u shprehën banorët./ Abcnews.al