Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar orën dhe vendin e protestës kombëtare të thirrur për ditën e hënë, kur në Tiranë pritet të mbërrijë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në kuadër të axhendës së nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Berisha thekson se përveç vizitës së Vuçiç dhe asaj që ai e quan pakti kombëtar me Ramën, do të protestohet edhe kundër vjedhjes së inceneratorëve.
Protesta do të nisë në orën 16:00 nga selia e Partisë Demokratike dhe do të marshohet drejt kryeministrisë.
Njoftimi
Protestë kombëtare kundër mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit kombëtar Rama-Vuçiç
E hënë 20 Dhjetor -16:00
Mbledhja tek selia e PD dhe nisja drejt kryeministrisë
Kjo është protesta e parë e lëvizjes opozitare të drejtuar nga Berisha brenda Partisë Demokratike që lidhet pikërisht me Ballkanin e Hapur, një nismë që ish-kryeministri e ka kundërshtuar që në zanafillën e saj. m.v/Abcnews.al