Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në një konferencë për shtyp, Berisha dha edhe rezultatin e referendumit të sotëm, ku u tha se kanë votuar rreth 44 mijë anëtarë për shkarkimin e Lulzim Bashës.
Berisha u prit në oborrin PD-së nga mbështetësit e tij. Sakaq, në një moment dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi ka hipur mbi makinën e kryedemokratit.
Lexo edhe: Basha-Berishës: Të thërrasësh referendum se do të hipësh në veturën e kryetarit, tallje e madhe
Lidhur me këtë reagoi edhe Basha teksa u vu në dijeni nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp. Basha tha se të thërrasësh referendum se do të hipësh mbi makinën e kryetarit është tallje e madhe. g.v/abcnews.al