Furrat ilegale të gëlqeres djegin mbetjet pranë autostradës në Fushë-Krujë

schedule19:23 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 19:23 - 18 Dhjetor, 2021

Kjo është panorama që shfaqet pranë autostradës, sapo i afrohesh qytetit të Fushë – Krujës. Mbeturinat që digjen kohë pas kohe, kanë ngritur shtëllunga tymi në një sipërfaqe të madhe, duke krijuar jo pak shqetësim për banorët.

Këto janë mbetje urbane, që depozitohen nga disa furra gëlqerore që ushtrojnë aktivitetin në zonë.

Ndonëse këto furra janë të ndaluara të punojnë, duket se për autoritetet vendore pamje të tilla nuk përbëjnë shqetësim. Pavarësisht se një muaj më parë inspektorë të IKMT, ata të Bashkisë dhe policia ndërmorën një aksion për të mbyllur disa prej këtyre furrave,

Këto furra janë janë cilësuar si ndotësit e shumtë të rrethit të Krujës pasi materialet që digjen e gazrat që çlirohen në atmosferë janë thuajse të gjitha toksike e të dëmshme për shëndetin e njerëzve.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!