Ka përfunduar pas pothuajse 7 orësh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, që u mbajt në Pallatin e Kongreseve.
Në një postim në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka përcjellë falënderimet për 5004 delegatët që ishin të pranishëm. Numri dy i demokratëve shprehet mirënjohës, për të gjithë ata, që siç thotë ai, vetëm japim dhe nuk marrin nga. Bardhi është i bindur se sot Partia Demokratike zgjodhi të ardhmen.
“Një falenderim nga zemra për secilin prej 5004 delegatët, si dhe për çdo anëtar të PD që iu bashkua dhe mbështeti sot Kuvendit Kombëtar të PD. Mirënjohje për sakrificën e të gjithë demokratëve që vetëm japin dhe nuk marrin nga PD! Sot demokratët zgjodhën të ardhmen!” shkruan Bardhi. g.v/abcnews.al