Në merkaton e janarit synimi kryesor i Barcelonës do të jetë të gjej një sulmues i cili do të premtonte gola.
Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë gjetur sulmuesin e parë që do të vihet nën urdhrat e Xavi Hernandez.
Bëhet fjalë për Edison Cavani, të cilit Barça do t’i ofrojë një kontratë 1 vit e gjysëm, me sulmuesin që do të përfitonte 3.5 milion euro deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në sezonin e ardhshëm paga e lojtarit do të bëhet 4 milion euro. /f.a/abcnews.al