“The Economist”: 10 zhvillimet e mëdha që na presin gjatë 2022

schedule11:55 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 11:55 - 18 Dhjetor, 2021

Nga Tom Standage, The Economist

Nëse viti 2021 ishte viti që bota ndryshoi për shkak të  pandemisë, viti 2022 do të mbizotërohet nga nevoja për t’u përshtatur me realitetet e reja, si në fushat e riformësuara nga kriza (bota e re e punës, e ardhmja e udhëtimeve) dhe në tendencat më të mëdha si rritja e superfuqisë së Kinës dhe përshpejtimi i ndryshimeve klimatike.

Këtu janë zhvillimet më të mëdha që na presin gjatë 2022

1-Demokraci vs autokraci. Zgjedhjet afatmesme të Amerikës dhe kongresi i Partisë Komuniste të Kinës do të jenë një kontrast i madh me sistemet e tyre rivale politike.

Cila prej këtyre politikave  është më e mirë për të ofruar stabilitet, rritje dhe inovacion? Ky rivalitet do të shfaqet në çdo gjë, nga tregtia te teknologjia, vaksinimet te stacionet hapësinore. Ndërsa Presidenti Joe Biden përpiqet të forcojë demokracinë, vendi i tij jofunksional dhe i përçarë është një reklamë e dobët për meritat e tij.

2- Pandemi vs endemi. Tashmë po prodhohen më shumë pilula të reja antivirale, trajtime të antitrupave dhe më shumë vaksina . Për njerëzit e vaksinuar në botën e zhvilluar, virusi nuk do të jetë më një kërcënim për jetën, por sigurisht do të përbëjë ende një rrezik për botën në zhvillim. Nëse nuk  do të rritet prodhimi i vaksinave , Covid-19 do të jetë një sëmundje endemike që do të prekë të varfrit por jo të pasurit.

3- Shqetësimet rreth inflacionit. Ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe rritja e kërkesës për energji kanë shkaktuar rritjen e çmimeve. Sipas bankierëve, kjo është diçka e përkohshme por jo të gjithë e besojnë. Britania është e rrezikuar nga stagflacioni, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore pas Brexit dhe varësisë së saj nga çmimi i shtrenjtë i gazit natyror.

4- E ardhmja e punës. Ekziston një konsensus i gjerë se e ardhmja është “hibride” dhe se do të rritet numri i njerëzve që do të punojnë më shumë nga shtëpia.

Por ka shumë dilema, se si do të funksionojë. Sa ditë, dhe cilat? Dhe a do të jetë efektive? Sondazhet tregojnë se gratë janë më pak të prirura për t’u rikthyer në zyra. Gjithashtu ka pasur debate mbi rregullat tatimore dhe monitorimin e punëtorëve në distancë, shkruan abcnews.al

5 -Techlash (rritja e armiqësisë ndaj gjigantëve të teknologjisë po shkakton një ndryshim që mund të ndihet në të gjithë industrinë).

Rregullatorët në Amerikë dhe Europë janë përpjekur të frenojnë gjigantët e teknologjisë për vite me radhë. Tani Kina ka marrë drejtimin, duke goditur firmat e saj të teknologjisë në një mënyrë brutale. Presidenti Xi Jinping dëshiron që ata të përqendrohen në “teknologjinë e thellë” që ofron avantazhe gjeostrategjike,  si lojërat dhe blerjet. Por a do të nxisë kjo inovacionin kinez apo do të inkurajojë dinamizmin e industrisë?

Viti i ardhshëm do të mbizotërohet nga nevoja për t’u përshtatur me realitetet e reja, post-pandemike.

6-Kriptovalutat.  Ashtu si të gjitha teknologjitë, edhe kriptovalutat po përshtaten ndërsa rregullatorët shtrëngojnë rregullat. Bankat qendrore po kërkojnë gjithashtu të lançojnë monedhat e tyre, të centralizuara, digjitale. Rezultati është një luftë me tre drejtime për të ardhmen e financave – mes turmës kripto-blockchain-DeFi, firmave më tradicionale të teknologjisë dhe bankave qendrore,  që do të intensifikohen  gjatë 2022.

7 -Kriza klimatike. Edhe pse zjarret, valët e të nxehtit dhe përmbytjet po rriten në frekuencë, ekziston një mungesë e habitshme emergjence midis politikëbërësve kur bëhet fjalë për trajtimin e ndryshimeve klimatike.

Për më tepër, dekarbonizimi kërkon që Perëndimi dhe Kina të bashkëpunojnë. Në vitin 2022, ekipi kërkimor i gjeoinxhinierisë diellore në Harvard, kërkojnë të  testojnë përdorimin e një tullumbace në lartësi të madhe për të çliruar pluhurin në dritën e diellit – një teknikë që me këtë ritëm, mund të jetë e nevojshme për të fituar më shumë  kohë për dekarbonizimin, raporton abcnews.al

8 -Kufizimet e udhëtimit. Vendet që ndoqën një strategji “shtypjeje” zero-covid, si Australia dhe Zelanda e Re, po përballen me detyrën e ndërlikuar të menaxhimit të tranzicionit në një botë në të cilën virusi është endemik. Ndërkohë, numri i udhëtimeve është përgjysmuar. Kjo është diçka pozitive për mjedisin por negative për turistët, udhëtimet e të cilëve subvencionohen nga bizneset.

9- Gara në hapësirë. 2022 do të jetë viti i parë në të cilin do të rritet numri i personave që do të  shkojnë në hapësirë ​​si pasagjerë me pagesë, në krahasim me punonjësit e qeverisë. Kina do të përfundojë stacionin e saj të ri hapësinor. Prodhuesit e filmave po konkurrojnë për të bërë filma në hapësirë. Dhe NASA do të shkaktojë përplasjen e  një sondë hapësinore në një asteroid, në një mision i jetës reale që tingëllon si një film hollivudian.

10- Ndikimi i politikës në sporte. Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin dhe Kupa Botërore e Futbollit në Katar do të jenë një kujtesë si sporti mund ta bashkojë botën  por edhe se si ngjarjet e mëdha sportive shpesh përfundojnë të jenë “futboll politk”. Priten protesta ndaj të dy vendeve pritëse, megjithëse bojkotet nga ekipet kombëtare duken pothuajse të  pamundura.

Zhvillimi i shpejtë i vaksinave mARN të koronavirusit, një pikë kthesë në vitin 2021, u realizua falë dekadave punë për të krijuar atë që dukej si një sukses brenda natës.

Por cilat teknologji të tjera në zhvillim mund të jenë të rëndësishme?

Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!