Gjyqtari Agron Zhukri, tërhiqet nga gjykimi për statutin e PD miratuar në Kuvendin e Berishës

schedule07:48 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 07:48 - 18 Dhjetor, 2021

Gjyqtari që u përzgjodh në krye të trupës për të gjykuar ndryshimet e bëra në statusin e partisë Demokratike dhe të miratuara në kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish lideri i demokratëve Sali Berisha është dorëhequr.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se gjyqtari Agron Zhukri, ka depozituar kërkesën për tërheqjen e tij, ndërkohë nuk ka asnjë arsye në lidhje me këtë vendim.

Ndërkaq në lidhje me këtë proces tashmë pritet që të rihidhet sërish shorti për të zgjedhur gjyqtarin që do të marrë çështjen në dorëzim dhe do të zëvendësojë Zhukri.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i depozitoi më 15 dhjetor në Gjykatë ndryshimet statutore që u miratuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha., me qëllim për të legalizuar çdo ndryshim të miratuar në Kuvend.

Ndërkohë kujtojmë se edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka depozituar tre ditë më parë në Gjykatën e Tiranës ndryshimet e bëra në statut në Kuvendin e mbledhur nga PD më 17 korrik.Dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!