Shiste kokainë në Itali, arrestohet 30-vjeçari shqiptar, i sekuestrohen 10 mijë euro në banesë

schedule18:41 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 18:41 - 17 Dhjetor, 2021

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Morciola për trafik droge. Agjentët e policisë i gjetën në banesë lëndë narkotike kokainë dhe 10 mijë euro cash.

I riu u pikas në rrugë teksa po i shiste 6.24 gram kokainë një shtetasi italian. Dyshohet se ai ishte pjesë e një grupi që shpërndante lëndë narkotike për të siguruar të ardhura.

I riu u arrestua me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe është dërguar në burgun e Pesaros.

Pasditen e djeshme gjyqtari i Gjykatës së Urbinos vendosi ta lërë atë në masën e sigurisë “arresti shtëpie”, deri në hetimin e plotë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!