Kryevepra e Shekspirit “Coriloanus”, Altin Basha: Fuqia e teatrit klasik nuk njeh kohë

schedule16:05 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 16:05 - 17 Dhjetor, 2021

Lufta për pushtet dhe manipulimi i turmës në zemër të shfaqjes “Coriloanus”. Kryevepra e Shekspirit shkruar ne vitin 1605 sjellë mesazhe të forta edhe për aktualitetin e trazuar politik shqiptar. Regjisori Altin Basha në një intervistë për abc rrëfen detaje rreth premierës duke e vënë theksin tek fuqia e teatrit klasik që nuk njeh kohë.

Natyra e demokracisë, beteja për pushtet si dhe manipulimi i turmave janë të ulura këmbëkryq në kryeveprën e Shekspirit “Coriloanus” Koriolanit. Regjisori Altin Basha e vë theksin te fuqia e teatrit klasik i cili nuk ka kohë .

Beteja për pushtet mes Kaj Marci (Gazmend Gjoka) dhe Aufidit (Helidon Fino)padyshim të krijojnë metafora dhe paralele me luftën politike shqiptare edhe pse regjisori thotë se këtë ta ofron vetë Shekspiri

Një theks të fortë në këtë shfaqje merr populli , i cili vjen përmes turmës e cila lëkundet sa në një krah në tjetrin. Lufta për pushtet, synon të përmbyllet përmes paqes, por kjo i kushton jetën. Shfaqja mbyllet aty ku e nis tek memoriali Koriolanit.

Pas suksesit te provës gjenerale, premiera vazhdon nga data 17 deri më 26 dhjetor në skenën e Teatrit Kombëtar .

Zbulojeni në produksionin madhështor të Teatrit Kombëtar:

/abcnews.al/