Rivlerësimi i banesave mbyllet në 31 dhjetor, ASHK: Nëntori me aplikime rekord

schedule15:04 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 15:04 - 17 Dhjetor, 2021

Qytetarët që duan të bëjnë rivlerësimin e banesave kanë afat deri në 31 dhjetor për të aplikuar .Aktualisht nëse një qytetar do të shesë banesën dhe bën rivlerësimin paguan 3% të vlerës ndaj shtetit nga 15% që është në kohë normale.

Ndërkohë që për bizneset niveli i taksës është rreth 5%..Sipas të dhënave të Agjensisë  Shtetërore të Kadastër për vitin 2021 janë kryer 56,623 aplikime për rivlerësimin e shtëpive. Nga ky numër procesi është mbyllur për rreth 60 % të çështjeve  dhe konkretisht është mbyllur aplikimi për 32,944 .

Afati për aplikimet është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë por edhe prej interesit të qytetarëve. Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 3% parashikohej të përfundonte  në fund të shtatorit 2020 por për shkak të Covid  afati u shty deri  në 31 dhjetor të vitit të kaluar e më pas deri në  31 dhjetor të këtij viti.

Përfundimi  afatit të rivlerësimit parashikohet që të ketë inpakt në çmim e shitjes së apartamenteve sidomos në Tiranë ky çmimet kanë tendencë shtrenjtimi prej disa kohësh.

Muaji nëntor rezulton se ka nivelin më të lartë të aplikimeve nga qytetarët ndërkohë që Tirana ka disafish më shumë aplikime nëse e krahasojmë me qytetet e tjera

Tarifa për shërbimin e rivlerësimit për individët, pranë Agjensisë Shqiptare të Kadastrës është 1200 lekë. Rivlerësimi i pasurive në Shqipëri realizohet për herë të katërt dhe synon që të mbledh rreth 4 mld lekë për buxhetin e shtetit. /abcnews.al