Reperi i njohur Buta ka dhënë një lajm të mirë për adhuruesit e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, reperi ka bërë me dije se ka nënshkruar një kontratë me Universal për albumin e ri. Përmban 12 këngë, njëra prej të cilave do të publikohet në mesnatë.
“E kena nënshkruar një kontratë me Universal për një labum me 12 këngë. Sot në orën 23:59 del single i parë në krejt platformat përveç Youtube se aty del video me 20 Dhjetor. Keni me pas gati çdo muaj nga një video t’u filluar prej 20-ës. Lets get it.”, shkruan reperi.
/abcnews.al