Dy persona në Greqi të moshave 33 dhe 37 vjeç janë arrestuar nga policia pasi akuzohen si autorë të një grabitje të ndodhur të dielën në një shtëpi përdhese në Athinë dhe pasi kanë kërcënuar qiramarrësin 23-vjeçar, i kanë marrë me forcë paratë.
Më pas ata e kanë lidhur të riun me tela dhe i kanë kërkuar atij të telefonojë prindërit që të bëjnë gati një shpërblim në kërkim të lirimit.
Pas thirrjeve të 23-vjeçarit për ndihmë, banorët e zonës kanë njoftuar policinë të cilët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin e autorëve.
I riu 23-vjeçar është dërguar në spital ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Në vendin ku ndodhi ngjarja policia ka gjetur një copë teli dhe një shufër metalike. /Abcnews.al