Pak orë pasi u lirua nga paraburgimi, Noizy ka bërë një gjest të bukur për disa fëmijë në Kosovë. Nëpërmjet disa videove, reperi ka zbuluar se është veshur si babagjysh për të surprizuar fëmijët në kampin e KFOR-it në Vushtri, ku dhe ka mbajtur një koncert për ta.
“Kemi ardhur me bërë një surprizë në kampin e KFOR-it në Vushtri. Kalamajt nuk e dinë që unë jam Babagyshi i Vitit të Ri. Do të jetë një surprizë e bukur.”, thotë reperi në video. Kujtojmë që Noizy u arrestua mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare në Vermicë, por u lirua disa orë më pas.
Mediat në Kosovë raportuan se Noizy duhej të paguante gjobën 2 mijë euro ose të bënte 100 ditë burg. Reperi ka paguar garancinë dhe është lënë i lirë. Megjithëse nuk ka një konfirmim nga autoritetet, dyshohet se arsyeja e ndalimit është sherri që ka pasur me Cozman në vitin 2016.
/abcnews.al