Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 4696 raste të reja me COVID.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 96 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 19651 në total.
Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim është aktualisht 692. Prej tyre, 570 janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm dozën e parë të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 398 pacientë, ndërsa mesatarja e 7 ditëve të fundit është 364. /Abcnews.al

