Gjendet një person i vdekur në Librazhd

schedule16:10 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 16:10 - 16 Dhjetor, 2021

Pasditen e sotme një person është gjetur i vdekur në Librazhd. Viktima është Xh. K. rreth 66 vjeç.

Sipas policisë ai është gjetur pa jetë rreth orës 15:35 në fshatin Bërzeshtë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al