DURRËS – Një peshkaqen gjigant është kapur në brigjet e Durrësit. Mësohet se peshkaqeni gjigant është i llojit “Dem”. Peshkaqeni përllogaritet rreth 300 kg ndërsa gjatësia e tij është rreth 3 metra.
Peshkaqeni ka rënë në rrjetën e peshkatarëve të cilëve u është dashur disa minuta “luftë” në anije për të neutralizuar peshkaqenin.
Kjo është e disa herë që në ujërat e detit Adriatik kapen peshkaqenë, me përmasa të ndryshme trupore. /abcnews.al/