Çikago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballet me temperaturë rekord të paktën për këto 20 vitet e fundit. Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullojnë pamje të provave që vërtetojnë të ftohtin e acartë që ka përfshirë vendin. Në një nga videot shihet se si uji i pëvëluar ngrin menjëherë sapo hidhet në ajër.
Ndërsa punonjësit e hekurudhës kanë vendosur t’u vënë zjarrin shinave të trenit për të mos lejuar ngrirjen e tyre dhe për të shmangur çdo aksident të mundshëm. /abcnews.al