Kthehet për shqyrtim çështja e HEC-eve në zonën e Kaçinarit, banorët: Ujin do ta mbrojmë me gjak

schedule12:13 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 12:13 - 16 Dhjetor, 2021

Gjykata e Lezhës ka rikthyer për shqyrtim çështjen e ndërtimit të HEC-eve që po bëhen në zonën e Kaçinarit në bashkinë Mirditë.

Sipas gjykatës, prokuroria ka mangësi të mëdha në hetimin e çështjes ndërsa ka kërkuar thellim të hetimeve dhe procedurave ligjore që janë ndjekur për ndërtimin nga kompania të hidrocentraleve.

Banorët pas përfundimit të seancës e kanë cilësuar hetimin të njëanshëm nga ana e prokurorisë, që sipas tyre nuk po mbron interesat e banorëve. Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Kaçinar janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre ndërsa akuzuan edhe kryebashkiakun e Mirditës Ndrecë Dedën të përfshirë në mbrojtje të firmës.

Pavarësisht vendimit që do të merret, banorët e Kaçinarit thonë se janë të vendosur që mos të lejojnë ndërtimin e HEC-eve që shkatërrojnë zonën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!