Erling Haaland është dëshira e madhe e Barcelonës për verën e ardhshme. Një transferim që do të realizonte ringjalljen e skuadrës me Xavi si arkitekt nga pankina. Operacioni është me gjemba dhe aspak ekonomik. Mirëpo, marrëdhëniet mes Joan Laportës dhe Mino Raiolës, janë fluide dhe kanë avantazhin se vendimi përfundimtar do të jetë sipas projektit sportiv, përtej kushteve monetare (të fuqishme, në çdo rast).
Gazeta Sport zbulon sot kushtin që sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund i vendos Barçës. Klubi i Barçës duhet të luajë Champions League sezonin e ardhshëm me një skuadër të përmirësuar për të aspiruar gjithçka.
Megjithatë, thotë gazeta katalanase, klubi i Barçës tashmë ka shifra shumë të qarta për operacionin dhe ka formula për t’u marrë me të.
Të luash për Barcelonën do ta linte Erlingun si yllin e vetëm të projektit, diçka që do të tërhiqte të riun norvegjez të lindur në Leeds. Por, që ai të thotë ‘po’-n përfundimtare, Barça duhet të kualifikohet në Champions League. Klubi Blaugrana tashmë e di çmimin për të paguar dhe ata besojnë se mund ta financojnë atë. /h.ll/abcnews.al